Shqip

Shumëzimi ilegal - kanosja e rrezikut nga informatat e pa kontrolluara

Është shumë e rëndësishme dhe e arsyeshme për shoqërinë, që të ketë qasje të lehtë mbi literaturen dhe dorëshkrimet apo punimet shkencore. Por nëse ndokush nuk merret me ndalimin e shumëzimit ilegal në një shtet, atëhere edhe nuk do të ketë as dëshirë për të krijuar vepra. Nga e gjithë kjo, më së shumti do të ketë pasoja në aspektin kreativ të jetes dhe intelektit kulturor, posaqërisht në vendet e vogla dhe në zhvillim. Kreativiteti intelektual është me rëndësi vitale për zhvillimin dhe progresin e një kombi, dhe shumëzimi legal (të drejtat autoriale) mundëson bazat financiare per procesin e kreativitetit. Respekti ndaj të drejtave autoriale e inkurajon vete kreativitetin.

Është me rëndësi thelbësore që të mos keqkuptohet domethënija e informatave të pakontrolluara , gjë që ka pëkrahje nga autorët dhe shtëpitë e produkcionit; dhe "keqpërdorimi i informatave të pakontrolluara". Librat, lajmet dhe gazetat u ndihmojnë krijuesve që të krijojnë të ardhura. Krijuesit kanë të drejtë autoriale që të kërkojnë gjoba per kopjimin e punimeve të tyre.

Fotokopijimi dhe shumëzimi digjital

Hulumtimet në Norvegji tregojnë se 288 tituj të kopjuar mirren për çdo vit nga nxënësit e shkollave, për ti mbrojtur të drejtat autoriale. Në shkollat dhe kolegjet ai numër sillet rreth 991 titull të kopjuar për secilin student. 351 tituj të mbrojtur janë shumëzuar nga administrata e qeverisë norvegjeze me përafërsisht 117.000 të punësuar. Makinat fotokopjuese të zakonshme janë zavendësuar nga Makinat fotokopjuese digjitale më efektive. Fotokopijimet e pa autorizuara po rriten në ç'do hap në ç'do shoqëri.

Në të njejtën kohë pajisjet digjitale e bëjnë ketë edhe më të lehtë duke u frymëzuar nga metodat e reja të skanimit, projektimit, sistemit të arkivimit dhe të gjitha llojeve të shpërndarjes së punimeve nëpër rrjetë të krijuara nga njerëzit e punësuar në arsim, administratë publike, biznes dhe ndërmarrje afariste. Në të vërtetë, të gjitha shumëzimet digjitale instiucionalisht janë nën mbrojtjen autoriale dhe për to, nevojiten leje të posaqme.

Kopinor - metodë e ruajtjes të të drejtave

Organizata Kopinor është formuar më 30 prill 1980. Antarësimi është i hapur ndaj ç'do shoqërie që prezenton mbrojtjen e të drejtave autoriale. Sot Kopinori ka 21 organizata anëtare - 5 shoqata të botuesve dhe 16 për mbrojtjen e të drejtave autoriale. Ky numër i përfaqësive është shtylla kryesore e Kopinorit, gjë që i mundëson Kopinorit që t'ju ofron leje për fotokopijimin legal të veprave të botuara, duke u bazuar në dokumentacionin e të drejtave të veprave të të gjitha llojeve. Nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale me Organizatat për të Drejtat e Reprodukimit në vendet tjera, Kopinori gjithashtu i mbron interesat edhe jashtë vendit të vet. Sot Kopinori përfshin perafërsisht 80 përqind të të drejtave për fotokopijim të materialeve në Norvegji.

Kopinori ka përkrahje nga organizatat anëtare të veta për negociata dhe shuarje të marrëveshjeve kolektive mbi fotokopijimet dhe mbrojtjen e të drejtave autoriale në të gjitha vendet. Qëllimi kryesor dhe më i rëndësishëm është që të arrihet marrëveshja mbi reprodukimin (shumëzimin) e punimeve norvegjeze në biblioteka, institucione edukative si dhe në organizata private apo shoqërore.

Që nga 1980 Kopinori ka mbledhur më tepër se NOK 1.297 bilion apo US$ 167.8 milion/ EURO 155.7 milion nga shumëzimet ilegale.

(shkëmbimi në banka më 20.10.1999: US$ 1 = NOK 7.73, 1 EURO = NOK 8.33)

Leja kolektive në fuqi - Zgjidhja Nordike

Reprografika dhe format tjera të reprodukcionit në përgjithësi nuk mund të bëhen pa lejen e përgjegjësit kryesor mbi mbrojtjen e të drejtave autoriale. Më 1979, organet mbi mbrojtjen e të drejtave autoriale e zhvilluan sistemin e lejeve kolektive për reprografi në arsim dhe ju prezentua ligjit norvegjez. Kur mbrojtja autoriale norvegjeze u rishqyrtua në vitin 1995, i njëjti sistem u prezentua para administratë publike, sektorit të biznesit dhe ndërmarrjeve afariste. Sistemi funksionon sepse shoqatat arritën disa të drejta individuale: p.sh. te drejtat e reprografikës nga anëtarët e tyre si individë. Shoqatat, në anën tjetër, këto të drejta ia prezentojnë Organizatës per Mbrojtje Autoriale. Në rastet e reprografisë, Kopinori nuk mund të përfshijë marrëveshjet me shfrytëzuesit në çdo shoqëri. Pra shfrytëzuesit nuk kanë nevojë që të kërkojnë leje për të fotokopjuar nga secili në mënyrë individuale.

Kur marëveshja për leje është e përfunduar ajo vetvetiu ka një kuptim të gjerë, që shfrytëzuesit fitojnë të drejtën që ti shumëzojnë punimet e autorëve dhe botuesve lokalë si dhe të atyre të huaj, të përfaqësuar nga Kopinori. Permbajtja e lejes duhet gjithashtu t'i përmbushë disa obligime. Kopinori duhet që nëpërmjet njërës nga organizatat anëtare të përfaqësojë të drejtat e shumëzimit të autorëve kombëtar dhe të botuesve të veprës. Gjithashtu, kur bëhet pagesa autorët të cilët nuk janë prezentuar nga Kopinori, duhet të kenë të drejta të barabarta me anëtarët. Ligji gjithashtu u lejon atyre që pagesa të bëhet në mënyrë individuale. Edhe katër shtetet tjera nordike e kanë zgjidhur në menyrë të ngjajshme ketë ligjshmëri.

Marrëveshjet me shfrytëzuesit

Kopinori ka lidhur kontrata mbi reproduksionin reprografik me:

Më 1998, Kopinori mledhi NOK 154.7 milion ose US$ 20/EURO 18.6 milion në llogari të reprografisë. Përafërsisht 9.8% të këtyre të hollave të mbledhura, përdoren për t'u mbuluar harxhimet e veprimtarisë së Kopinorit. Të hollat tjera, bashkë me interesin u janë shprërndarë bartësve të të drejtave në Norvegji dhe jashtë saj. Marrëveshjet në të cilat merr pjesë Kopinori, në tërësi lejon kopjimin për nevoja interne p.sh. mbrenda institucioneve ose organizatave me të cilat kemi marrëveshje, e jo për shpërndarje publike ose shitje në treg. Ndalesa tjetër me rëndësi në marrëveshjet është se shfrytëzuesi mund të bëjë kopje p.sh. vetëm të një pjese të librit. Si shembull, në Universitete mund të kopjohen vetëm 15% të librit ose një kapitull në tërësi për person gjatë një viti, nëse libri është ende prezent në shitore apo nga botuesi. Materialet, të cilat pjesërisht janë të ndieshme më kopjim, si partet muzikore, janë të mbrojtura me rregulla më të rrepta. Sidoqoftë, shfrytëzuesi mund të kopjojë nga gazetat dhe të përjavshmet tjera pa kufizime pagesore, përderisa i ka paguar ato.

Në kontratat e Kopinorit, çmimet për faqe-kopjim lëkunden (1999) prej NOK 0.271 apo US$ 0.0035 (EURO 0.032) gjer në NOK 1.05 apo US$ 0.135 (EURO 0.126), varësisht prej llojit të shfrytëzuesit.

Gjobat dhe shpërndarja, të bazuara në hulumtimet statistikore

Hulumtimet statistikore zakonisht bëhen çdo tre deri pesë vjet, në secilën pjesë të mbuluar nga marrëveshjet bazë të arritura. Hulumtimet bëjnë të ditur numrin e feqe-kopjimeve për të cilat shfrytëzuesi duhet të paguajë, dhe krijon bazën për distribuimin e gjobës tek bartësi i të drejtave. Periudha e hulumtimit zgjatë zakonisht prej 3-4 javë, gjatë së cilës 5 përqind të njësive të mbuluara me kontrata duhet të bëjnë kopje shtesë të të gjithë materialit të kopjuar, përveq atyre të natyrës sekrete. Kopjet shtesë, pastaj dërgohen në zyre të pavarura statistikore që të kodohen dhe analizohen. Ja disa shembuj të shënimeve të fituara gjatë hulumtimeve:

Në bazë të llogarive të përafërta të Kopinorit, më shumë se 650 milion faqe-kopjime në vit janë bërë nga materiali i mbrojtur ne Norvegji (rreth 4.4 milon banorë). Ende nuk është gjetur një zgjidhje praktike e pagesës efektive për botuesin individual, titullin e veprës apo emrin e autorit gjatë shumëzimit.

Pjesa pagesore e botuesve lëkundet prej 25 përqind e gjer në 50 përqind, varësisht nga lloji i veprës së kopjuar. Shuma e pjesës pagesore dallon në mes grupeve të autorëve dhe bazohet në shënimet e detajizuara të llojit të veprës që kopjohet.

Grupet e bartësve norvegjez të të drejtave, në mënyrë vetanake mirren vesh me Kopinorin, për pagesën. Nëse negociatat nuk kanë sukses, bordi distribudiv do të dërgojë dy anëtarë të vet për të ndërmjetësuar dhe nëse edhe kjo nuk do të japë rezultat, atëherë mënjanohet rezoluta mbi pagesën dhe shpërndarjen. Për këtë lloj vendimi, mund të kërkohet ndihmë edhe nga Tribunali i Brendshëm Arbitrar për vendimin përfundimtar.

Organizatat anëtare ua shpërndajnë shumicën e fitimit autorëve individual si dhe botuesve. Shoqata e autorëve kryesisht jep donacione dhe organizon kurse të trajnimeve.

Fitimet gjithashtu mund të perdoren për pagesë të autorëve apo botuesve. Më 1998 Kopinori ka shpërndarë NOK 94.5 milion apo perafërsisht US$ 12,2 milion / EURO 11.4 milion fitim të cilin e kanë mbledhur bartësit e të drejtave nëpërmjet të shoqatave të ndryshme.

Përafërsisht 20 përqind të fitimit të mbledhur më 1998 i takon punës me të huaj. Këto fitime u janë dhënë bartësve të të drejtave të huaj nëpërmjet Organizatës të të drejtave për reprodukcion të shteteve tjera me marrëveshje të dyanshme.

KOPINOR - anëtare e IFRRO

Kopinori është anëtare e International Federation of Reproduction Rights Organisations (IFRRO - Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Reprodukimit), që i lidhë të gjitha organizatat per të drejtat e reprodukimit po aq mirë, sikurse të gjitha shoqatat kombëtare dhe ndërkombëtare të bartësve të drejtave autoriale. Momentalisht IFRRO ka 32 organizata mbi të drejtat e autorëve d.m.th. 32 anëtarë. 47 shoqata nacionale dhe internacionale të shkrimtarëve, gazetarëve, fotografëve, ilustratorëve dhe botuesve tjerë, si dhe 5 organizata mbi të drejtat e reprodukimit muzikor janë shoqata anëtare.

IFRRO
Rue du Prince Royal 87
B-1050 Bruksel
Belgjikë

Tel.: +32 2 551 08 99
Fax: +32 2 551 08 95
e-mail:
Website: www.ifrro.org

Respektoni të drejtat autoriale - Inkurajoni kreativitetin

Perktheu nga anglishtja: znj. Seadet Beqiri


23 June 2004